Tuchel: Neymar është ende lojtar i rëndësishëm i PSG

Ylli brazilian vazhdon të jetë pjesë e shumë spekulimeve rreth së ardhmes së tij, ku lidhet me një rikthim te Barcelona.

Pikërisht nga Barcelona në vitin 2017, për 222 milionë euro, Neymar ishte transferuar te PSG, për t’u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

“Neymar është akoma lojtar kyç i PSG. Ai është një lojtar i besueshëm në ndeshje të rëndësishme”, ka deklaruar Tuchel, përcjell lajmi.net.

“Ai punon shimë, ai është gjithmonë atje, është shumë i zgjuar me topin në këmbë, dhe ne këtë e pamë kundër Dortmundit”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close