Ai aktualisht është në huazim te Bayern Munich deri në fund të sezonit, por klubi i Bundesligës nuk do ta aktivizojë klauzolën për ta shndërruar në transferim të përhershëm.

Coutinho luajti në Londër vetëm dy muaj më parë, në fitoren 3:0 të Bayern në Ligën e Kampionëve ndaj Chelseat.
Pikërisht atë kohë, braziliani i ka thënë agjentit të tij se është i interesuar për një lëvizje në Londër, raporton Sky Sports, përcjell lajmi.net.
Chelsea do të forcojë skuadrën e tyre në dritaren e ardhshme të transferimit, dhe tashmë ka nënshkruar me Hakim Ziyech nga Ajax, por ka Pedro, Willian dhe Olivier Giroud pa kontratë këtë verë.
Coutinho dëshiron rikthimin në Premierligë, sidomos pasi forma e tij nuk ka qenë aspak konsistente që pas largimit nga Liverpool.
Blutë mbesin destinacioni i tij i vetëm për sezonin e ri. /Lajmi.net/

