Kushtëzohet Neymar, i duhet ulje drastike në pagë nëse dëshiron rikthimin te Barça

Ylli brazilian për pak sa nuk kompletoi rikthimin në ‘Camp Nou’ verën e kaluar dhe nuk ka hequr dorë nga shpresat për ta rikthyer ëndrrën e tij.

Por duket se ai do të duhet të marrë një vendim midis lumturisë personale dhe parave.

PSG janë të përgatitur t’i ofrojnë 28-vjeçarit një rritje të pagës nga marrëveshja e tij aktuale 600 mijë funte në javë dhe zgjatjen e kontratës së tij në një përpjekje për ta mbajtur atë në ‘Parc des Princes’, raporton Mundo Deportivo, transmeton lajmi.net.

Ata janë të gatshëm të rrisin pagën e tij deri në 44 milionë funte per sezon, e cila përfshin një marrëveshje sponsorizimi prej 12 milionë funte me Bankën Kombëtare të Katarit.

Marrëveshja e re do të afronte rrogën e Neymar kundrejt dy futbollistëve të vetëm në botë që fitojnë më shumë se ai – Lionel Messi te Barcelona dhe Cristiano Ronaldo te Juventus.

Në të kundërt, Barcelona mund t’i ofrojë Neymarit një marrëveshje prej 18 mln funte per sezon. Diferencë rreth 30 milionë funte. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close