PSG i ofron kontratë një vjeçare Silvas

Sipas Esporte Interativo, mbrojtësi brazilian është në bisedime me kampionët e Francës për një kontratë të re, përcjell lajmi.net.

Kontrata aktuale e Silvas me PSG do të skadojë më 30 qershor, por skuadra franceze janë të prirë t’ia vazhdojnë atë edhe për një vit.

Në anën tjetër, Silva gjithashtu dëshiron të vazhdojë qëndrimin në nivelet e larta, për të ruajtur një vend në Kombëtaren e Brazilit për Kupën e Botës së vitit 2022.

Silva te PSG është transferuar në vitin 2012 nga skuadra e Milanit, dhe në 204 paraqitje, ka shënuar 9 gola./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close