Federata e Hendbollit në Maqedoninë e Veriut është e fundit që ka ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Drejtuesit e kësaj federate përmes një komunikate të lëshuar për mediat kanë bërë të ditur se kanë dhënë donacion prej 10 mijë eurove në Ministrinë e Shëndetësisë në vendin tonë. Nga federata e hendbollit gjithashtu kanë njoftuar se nuk do të shfrytëzojnë mjetet nga Qeveria për pagat gjatë muajve prill dhe maj.
FHMV vet do ti paguajë të gjithë puntorët në federatë për gjatë këtyre dy muajve edhe pse nuk ka pasur aktivitete sportive. Federata hendbollit të vendit tonë ka falenderuar të gjithë ata që në këtë kohe pandemie kanë kotribuar në të mirë të qytetarëve.

