Asnjëherë më parë nuk është shikuar një dokumentar aq shumë në historinë e ESPN.

Kanali amerikan njoftoi se kishte thyer rekordet e audiencës gjatë transmetimit të dy episodeve të para të “The Last Dance”, një dokumentar për Michael Jordan, përcjell lajmi.net.
Mesatarisht 6.1 milionë njerëz ishin në ekran në kohën e transmetimit të dielën.
Deri para këtij rekordi, dokumentari më i shikuar në ESPN kishte mbledhur 3.6 milionë njerëz. /Lajmi.net/

