19-vjeçari ka lënë përshtypje ndërsa luante në të majtë në mbrojtje për skuadrën gjermane në sezonin 2019/20, dhe është shpërblyer me një kontratë të re pesë-vjeçare.

Davies bëri 21 paraqitje në ligë për Bayern këtë sezon, duke shënuar një herë, para se edicioni të pezullohej për shkak të shpërthimit të koronavirusit, transmeton lajmi.net.
Ylli kanadez gjithashtu pati një paraqitje lavdëruese në Ligën e Kampionëve ndaj Chelseat.
Lajmi u bë i ditur nga faqja e Bayern në Twitter. /Lajmi.net/

