Presidenti i DFB, Keller: Nuk duam të kemi rol special, e dimë cilat janë prioritetet

Nëpër Evropë tashmë ka filluar të flitet për rifillimin e sezoneve në futboll dhe mbi këto lëvizje ka komentuar edhe presidenti i DFB.

Keller ka bërë të ditur se futbolli në Gjermani nuk po synon që të marrë një rol special dhe se ata e dinë se cilat janë prioritetet aktuale.

“Ne d imë saktë se cilat janë prioritetet momentale. Kjo është edhe arsyeja pse reaguam shpejtë dhe ndaluam të gjitha ndeshjet për afat të pacaktuar”, ka thënë Keller për ‘Kicker’, transmeton lajmi.net.

“Ne garantojmë se rifillimi i sezonit, pa tifozët në stadium, nuk do të jetë kundër këshillave të sistemit shëndetësor. Do të jemi gati sapo autoritetet të na japin dritën e gjelbër për rikthim në fushë”, ka shtuar ndër shumë të tjerash presidenti i DFB.

Sezoni i Bundesliga vazhdon të jetë i suspenduar, kurse disa skuadra gjermane kanë filluar të stërviten, por me disa rregulla të veçanta. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close