CSD, RFEF dhe La Liga takohen për të gjetur zgjidhje rreth synimit të përbashkët – kompletimit të La Liga

Tema kryesore e takimit ishte e ardhmja e sezonit aktual dhe të gjitha palët janë duke punuar së bashku për të arritur qëllimin e tyre kryesor – kompletimin e sezonit.

“U arrit një marrëveshje në parim, e cila përfshin aspektet kryesore që ndikojnë në futbollin spanjoll, në kontekstin e krizës shëndetësore (koronavirus)”, thuhet në deklaratën e CSD rreth takimit, transmeton lajmi.net.

“CSD ka një falënderim të veçantë për La Liga dhe RFEF për bujarinë dhe gatishmërinë e tyre për të arritur marrëveshje, kështu që ne mund të vazhdojmë të punojmë në një afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë, për të hartuar të ardhmen e futbollit spanjoll pas pandemisë”, thuhet tutje në njoftim.

Asnjë marrëveshje finale nuk është arritur sa i përket rifillimit të sezonit, por duket se palët janë në rrugë të mirë për dakordim. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close