Politikani francez i krahut të majtë, Daniel Cohn –Bendit, ka paralajmëruar rënie të madhe në çmimet e merkatos së futbollit.

Pas pandemisë Covid-19, ndryshimet pritet të jenë të mëdha. Vlera e lojtarëve do të ndryshojë, gjithnjë sipas fjalëve të ish deputetit të Parlamentit Evropian.
“Kjo krizë do të pastrojë iracionalizmin në sport. Është sikur të ketë qenë ndonjë sulm nuklearë dhe duhet të rindertohet, por në fusha të tjera”, ka thënë Bendit, transmeton lajmi.net.
“Nesër, Mbappe do të kushtojë më së shumti 35-40 milionë dhe jo më 200 milionë euro. Dhe kush mund ta blejë atë?”, ka shtuar ndër të tjerash ish deputeti i PE.
Ndryshime të mëdha dhe ndikim i madh në merkato është paralajmëruar edhe nga drejtorët sportivë të skuadrave të ndryshme evropiane. /Lajmi.net/

