EURO 2020, sot Kroaci-Spanjë dhe Francë-Zvicër

Kampionati Europian sot në program sjell dy ndeshje mjaftë interesante. Nga ora 18:00 në Kopenhagen të Danimarkës, Kroacia do të përballet me favoritin Spanjën. Kroatëve në këtë ndeshje ju mungon njëri nga yjet e ekipit si Ivan Perishiq, i cili është infektuar me Kovid-19, ndërsa Dejan Lovren nuk mund të luajë për shkak të kartonave. Ndërkohë nga ora 21:00 në nacional arena të Bukureshtit Franca do të takohet me Zvicrën. Kampionët në fuqi të botës janë favorit absulut kundrejt përfaqësueses zvicerane. Didie Deshamp në këtë sfidë nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Usman Dembele dhe Luka Dinj. Kujtojmë që natën e mbrëmshme nga rrugëtimi i Europianit u eliminuan Holanda dhe Portugalia, ndërsa më tej vazhduan Belgjika dhe Republika Çeke.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close