Beckham: Messi një nivel mbi Ronaldon

Një nga debatet më të mëdha në botën e futbollit është mbi Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldo – cili është më i miri.

Lidhur me këtë temë ka dhënë edhe ish anëtari i Manchester United e Real Madrid, David Beckham, i cili ka zgjedhur argjentinasin si më të mirë sesa portugezin.

“Ai (Messi) është i vetëm në një klasë si lojtar, është e pamundur që të ketë një tjetër si ai”, ka thënë Beckham.

“Ai, njësoj si Ronaldo, i cili nuk është në nivel me të, janë mbi të tjerët”, ka shtuar ish reprezentuesi i Anglisë.

Sigurisht, komenti i Beckham nuk do t’i jap fund një debati kaq të madh, por janë interesante pasur parasysh karrierën e madhe të anglezit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close