Mbrojtësi Elseid Hysaj do të vazhdojë karrierën te Lazio, skuadër që ka tejkaluar Milanin në garë për mbrojtësin e krahut të djathtë. Oferta e Lazios në krahasim me të Milanit është shumë më e mirë, andaj edhe shqiptari pritet t’i bashkohet skuadrës së Maurizio Sarrit.

Klubi nga Roma i ka ofruar pozitën në formacionin bazë nga krahu i majtë ose i djathtë dhe kontratë të gjatë, katër plus një, deri në verën e vitit 2026.
Ky propozim ka bërë që futbollisti të mos jetë në gjendje të refuzojë ofertën, pavarësisht interesimit të Milanit.
Marrëveshja do mbyllet në ditët në vijim, sapo problemet e vogla të zgjidhen, derisa do këtë edhe bonuse në paraqitje dhe ndeshjet e zhvilluara.

