Llapi përforcohet para ndeshjes me Shkupin në Europë

Mesfushori Ardi Shala, ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Llapin.

Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, Shala është bashkuar me pjesën tjetër të Llapit në përgatitjet për garat evropiane.

24- vjeçari, sezonin e kaluar ishte pjesë e Ulpianës, në ligën e parë, ku ka realizuar nëntë gola dhe gjashtë asistime.

Skuadra e Llapit është afër kompletimit të skuadrës për të garuar në Konferencë Ligë, ku do të përballet me Shkupin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close