Xavi e ka konsideruar trajnerin Pep Guardiola si një nga trajnerët më të mirë, duke thënë se ai është i fiksuar pas futbollit.

Suksesi i katalanit te Man City nuk e ka befasuar ish mesfushorin, i cili tashmë në karrierën e tij po sheh përpara të arrijë sukseset që arrin Pep.
“Me Guardiolan si trajner, unë nuk kisha dyshime se Man City do të ishte dominues”, ka thënë Xavi.
“Duhet ta pranojmë, viti i parë ishte i vështirë për të, sepse gjithmonë duhej të adaptohesh me stilin tjetër, edhe me një kulturë tjetër”, ka shtuar spanjolli.
“Gjithsesi, nuk kishe dilema se ai do të kishte sukses. Unë e kam thënë disa herë më parë dhe në shumë intervista: Krejt çka i duhet është kohë. Ai është një i fiksuar pas futbollit dhe taktikave. Ishte qejf puna me të”, ka thënë ndër të tjerash Xavi.
Xavi Hernandez është aktualisht trajner i skuadrës së Al-Sadd dhe ndjek një stil të ngjashëm loje me atë të Guardiolas.

