Të gjithë në shitje te Barcelona – vetëm Messi, Ter Stegen e Frenkie de Jong ‘me imunitet’

Situata te skuadra e Barcelonës nuk është aspak e mirë, si në politikat e brendshme me bordin drejtues, ashtu edhe në aspektin e financave.

Përhapja e pandemisë Covid-19 ka bërë që skuadrat të rrezikohen nga humbje të mëdha ekonomike. Fat i njëjtë e pret edhe Barcën, që tashmë duket se ka marrë një vendim radikal sa i përket merkatos së verës.

‘ESPN’ shkruan se Barcelona do t’i ketë të gjithë lojtarët në shitje, përveç tre emrave; Lionel Messi, Marc-Andre ter Stegen dhe Frenkie de Jong, transmeton lajmi.net.

Barca gjithsesi do të tentojë afrimin e lojtarëve të rinj, por duket se gjasat do të jenë të reduktuara.

Sipas të gjitha gjasave, lëvizjet më të mëdha në merkato do të jenë shkëmbimet, pasi të gjitha skuadrat po rrezikohen ekonomikisht. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close