Në Itali, sportet vazhdojnë të jenë të suspenduara, pas përhapjes së pandemisë Covid-19.

Plani aktual është që skuadrat dhe lojtarët të kthehen në stërvitjet e tyre më 4 maj, por konfirmimi mungon akoma.
Lidhur me këtë ka folur edhe Spadafora, i cili ka thënë se presim që konfirmimi të bëhet së shpejti.
“Javët e ardhshme do të jenë fundamentale që të kuptojmë evolucionin e situatës në shëndetësi dhe atë se si mund të kthehemi në aktivitete sportive”, ka thënë Spadafora, transmeton lajmi.net.
“Shpresojmë që të konfirmojmë 4 majin si datën për rikthim në stërvitje, sa më parë që është e mundur. Unë shpresoj që ne mund të mbajmë këtë datë, edhe nëse është vetëm për stërvitje me dyer të mbyllura”, ka shtuar ministri.
“Momentalisht, shqetësimi ynë i vetëm duhet të jetë shëndeti dhe siguria gjenerale e qytetarëve”, ka thënë ndër të tjerash Spadafora.
Mbetet të shihet nëse situata në Itali do të përmirësohet dhe të konfirmohet 4 maji si datë për rikthimin në fushat e blerta, ose nëse qeveria do të vazhdojë masat. /Lajmi.net/

