Challandes: Ishte një ndeshje e mirë, na mungoi finalizimi

Kosova shënoi fitore të vështirë me rezultat 2:1.

Por, Challandes u nda i kënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij, transmeton lajmi.net.

“Ishte një ndeshje e mirë por nuk ishim të mirë në finalizim. Kemi pasur raste mjaft të mira, me aksione mjaft të mira. Por, na mungoi finalizimi. Ishte një javë e mirë për ne me dy ndeshje miqësore”, deklaroi Challandes për SSK.

“Unë jam i kënaqur me punën e gjithë ekipit, por mund të përmirësohemi edhe më shumë. Jo, nuk besoj se skuadra kishte mungesë motivimi. Ata mendoj se nga fundi janë ndjerë më të lodhur sepse vrapuan shumë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close