Visar Bekaj, sot ndaj Maltës do ta ketë mundësinë që të startoj për herë të parë në portën e Kosovës, raporton lajmi.net.

Bekaj ishte zakonisht poriter i 3-të i përfaqësueses së Kosovës, pas Muricit dhe Ujkanit, pritja e gjatë e tij u shpërblye më në fund me një vend startues në formacion.
24- vjeçari është pjesë e Tiranës, ku sezonin e kaluar zhvilloi paraqitje pozitive në kampionatin shqipëtar, ndërsa në të kaluarën ishte pjesë e Prishtinës.
Kosova dhe Malta përballen sot në një ndeshje miqësore që zhvillohet në stadiumin “Wörthersee Stadion” në Klagenfurt të Austrisë ngaora 18:00. /Lajmi.net/

