Donjeta Sadiku sot do të ndeshet me Agnes Alexiusson, në kuadër të raundit të dytë të turneut kualifikues evropian për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, që po mbahet në qytetin e Parisit në Francë, transmeton lajmi.net.

Meçi i kosovares pritet të fillojë nga ora 18:00. Sadikut do t’i duhen dy fitore për ta përmbushur Normën Olimpike për t’u paraqitur në “Tokyo 2020”.
Sadiku kishte triumfuar në raundin e parë ndaj gjermanes, Maya Kleinhans në kategorinë deri në 60 kg./Lajmi.net/

