Kualifikimet për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, Donjeta Sadiku do të ndeshet me Agnes Alexiusson

Donjeta Sadiku sot do të ndeshet me Agnes Alexiusson, në kuadër të raundit të dytë të turneut kualifikues evropian për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, që po mbahet në qytetin e Parisit në Francë, transmeton lajmi.net.

Meçi i kosovares pritet të fillojë nga ora 18:00. Sadikut do t’i duhen dy fitore për ta përmbushur Normën Olimpike për t’u paraqitur në “Tokyo 2020”.

Sadiku kishte triumfuar në raundin e parë ndaj gjermanes, Maya Kleinhans në kategorinë deri në 60 kg./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close