Kualifikimet për Botërorin “Katar 2022”, Argjentina dhe Kili ndahen baras  

Argjentina dhe Kili janë përballur në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, “Katar 2022”, shkruan lajmi.net.

Lionel Messi shënoi në min 23’ nga penaltia për t’i dhënë avantazhin Argjentinës.

Kili barazoi rezultatin përmes Alexis Sanchez min 36’, pas një asistimi nga Gary Medel.

Dy golat e shënuar ishin të vetmit në këtë takim.

Argjentina tani qëndron në vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa Kili në vendin e shtatë me pesë pikë.

Rezultati përfundimtar, Argjentina 1-1 Kili./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close