Barcelona zyrtarizon transferimin e tretë

Skuadra e Barcelonës ka zyrtarizuar mbrojtësin Emerson Rojalin si futbollistin më të ri dhe të tretin për sezonin 2021/22. Rojal vjen nga Betisi dhe klubi katalan do të paguaj milionë euro në arkat e klubit andaluz. Futbollisti brazilian për herë të parë në Spanjë u transferua në vitin 2019, me Barcelonën dhe Betisin që paguan 12 milionë euro për ta transferuar nga Atletiko Mineiro. Palët kishin rënë dakord që Rojal të qëndronte te Betisi deri në vitin 2021, ndërsa me pas ti bashkohet Barcelonës. Rojal është grumbulluar edhe nga seleksionuesi i Brazilit, Tite, duke marrë vendin e Dani Alveshit që mbeti jashtë grupit për shkak të dëmtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close