Ronaldo pati një sezon fantastik te Barcelona në 1997 dhe shënoi 47 gola në 49 ndeshje.

Pastaj, në fund të verës, ai nënshkroi me Interin, por para se të zyrtarizonte bashkëpunimin me “Nerazzurri”, ai kishte tre oferta, ku përveç Interit, ishin edhe dy skuadra tjera.
“Ronaldo kishte një kontratë të lartë, shumë klube hoqën dorë dhe tre mbetën: Inter, Lazio dhe Rangers”, ka deklaruar agjenti i brazilianit, përcjell lajmi.net.
“Ata vazhduan të negociojnë, Rangers patën një ofertë fantastike dhe donin të fitonin Ligën e Kampionëve. Ata madje i ofruan atij të mos luante në ndeshjet e kampionatit, por vetëm në Evropë. Në fund të fundit, megjithatë, ai vendosi për Interin, ai klub e ka ndjekur atë që nga koha kur luajti në Brazil ”./Lajmi.net/

