Cristiano Ronaldo është sulmuesi i vitit në Seria A. Portugezi ishte në top formë dhe një ndër më meritorët që i ndihmoi “Zonjës së Vjetër” të kualifikohen në Ligën e Kampionëve si dhe të fitojnë Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.

Pos kësaj, Ronaldo gjithashtu ishte golashënuesi numër një në kampionatin italian me 29 gola, pesë me shumë se ylli i Interit, Romelu Lukaku (24 sosh).
Seria A përmes një komunikate ka konfirmuar se Ronaldo ka fituar çmimin e sulmuesit më të mirë në Seria A.
MVP 2020/2021
Miglior attaccante: @Cristiano!I 29 gol dimostrano l’istinto da vero bomber: nel posto giusto al momento giusto https://t.co/yE9qyn2Ywd#SerieATIM #WeAreCalcio pic.twitter.com/nzDOHaak0a
— Lega Serie A (@SerieA) May 31, 2021


MVP 2020/2021