Juventus i falet Napolit, ‘demolon’ Bolognan dhe siguron pjesëmarrjen në LK

Juventus ka shënuar fitore bindëse ndaj Bolognas në ndeshjen e fundit për këtë sezon të Seria A. “Zonja e Vjetër” triumfoi me rezultat 1 – 4.

Federico Chiesa hapi serinë e golave pas gjashtë minutave lojë.

Ndërsa, Alvaro Morata dyfishoi epërsinë pas asistimit të Dybalas (29′).

Mesfushori Adrien Rabiot shënoi golin e tretë në fundin e pjesës së parë (45′).

Golin e katërt, që doli të jetë i fundit në ndeshje e shënoi Alvaro Morata pas një topi të gjatë nga portieri Szczesny (47′).

E tëra që bëri Bologna, ishte goli i nderit nga Orsilini (86′).

Falë kësaj fitore dhe barazimit të Napolit, Juventus siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve duke u renditur në pozitën e katërt me 78 pikë, derisa Bologna në vendin e 12-të me 41 sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close