Edi Rama sapo ka fituar mandatin e tretë për të qeverisur me Shqipërinë. Rama njihet si tifoz i flaktë i “Bianconerëve” dhe shpeshherë debaton në faktin se cila skuadër është më e mira në Itali, shkruan lajmi.net.

Kryeministri shqiptar sot ka njoftuar se ka marrë një dhuratë nga Juventusi si shenjë rimi për fitoren e mandatit të tretë.
“Bianconerët” i dërguan Ramës një fanellë me numrin tre, i cili simbolizon mandatet e fituara nga Kryetari i Partisë Socialiste.
Rama nuk hezitoi për ta bërë të ditur lajmin në rrjetin e tij social, Facebook ku pati një mesazh edhe për tifozët e Interit.
“Ja dhe urimi nga Juventusi për Mandatin e Tretë”, tha ai.
“Ju “Nerazzurrë” silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit”, përfundoi Edi Rama.
Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë😍 #GrazieJuve⚪️⚫️ *ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit😊
Posted by Edi Rama on Sunday, May 9, 2021

