Manchester City ka arritur që të eliminojë skuadrën e PSG-së nga Liga e Kampionëve, duke fituar 4-1 me rezultat të përgjithshëm. Në ndeshjen e dytë gjysëmfinale, Riyad Mahrez shënoi dy herë për të dërguar në finale Man Cityn.

“Sofascore” ka publikuar statistikat e ndeshjes, ku shihet se PSG nuk ka pasur asnjë goditje në portë.
Edhe pse skuadra parisiene ka pasur posedimin e topit, ajo prapë se prapë nuk arriti të gjuajë asnjëherë në portë.

