Trajneri i Sampdoria, Ranieri, ka dhënë komentet e tij lidhur me situatën aktuale në kampionatin italian.

Ranieri ka befasuar duke dalur kontra pozicionit të presidentit të Sampdoria. Trajneri është shprehur pro rifillimit të sezonit, gjë që nuk e bëri presidenti Massimo Ferrero.
“Nuk e di nëse rifillimi i sezonit do të jetë i mundur ose jo, por një gjë është e sigurt: lojtarët janë si Formula 1, ata duhet të shtyhen në maksimum”, ka thënë Ranieri.
“Do të jetë e mundur që të bëhet në këtë situatë? Për këtë, federata mjekësore e sportit ka fjalën e fundit. Unë them se ky kampionat duhet përfunduar, por doktorët duhet ta thonë atë”, shtoi trajneri italian.
Sampdoria ishte një nga skuadrat më të prekura në Serie A, me pesë lojtarë dhe një anëtarë të stafit mjekësor të infektuar me Covid19.

