Ata që dukeshin se ishin të paprekur nga kjo, tashmë po mendojnë për pasojat që mund t’i ketë ditëve në vijim.

Nuk është e qartë se si, nëse ose kur sezonet e futbollit mund të përfundojnë në këtë kohë të krizës së koronavirusit, por tashmë është e qartë se do të ketë implikime serioze financiare nëse ligat e brendshme nuk do të përfundojnë, përcjell lajmi.net.
Në Premierligë, mos përfundimi i sezonit mund të bëjë ata t’i detyrohen transmetuesve plotë 865 milionë euro.
Kjo sipas BBC, të cilët po raportojnë gjithashtu se bosët e Premierligës duan që lojtarët të marrin ulje pagash prej 30 përqind. /Lajmi.net/

