Sipas gazetarit të ESPN, Brian Windhorst, liga ka një “plan 25-ditor” që do të fillojë pasi kampionati të caktojë një datë kthimi nga pushimi i shkaktuar nga koronavirusi dhe do të përfundonte kur basketbollistët do të ishin të gatshëm për të luajtur përsëri në ndeshjet e sezonit të rregullt.

“Ata po kalojnë shumë kohë për të përgatitur një plan për basketbollin”, tha Windhorst gjatë një interviste në TV për atë që zyrtarët e ligës kanë punuar në ditët e fundit.
“Ajo që ata po shikojnë është një plan 25-ditor i kthimit në basketboll”, vazhdoi ai.
“Një seri 11-ditore e stërvitjeve individuale, ku do të ketë distanca sociale për një periudhë kohe, dhe më pas shpresojmë se një kamp trajnimi 14-ditor”.

