Shoqata e Futbollit të Anglisë ka njoftuar se finalja e FA Cup mes Chelseas dhe Leicester Cityt do zhvillohet në ora 18:30. Ndeshja do zhvillohet në “Wembley” me 15 maj 2021.

Chelsea arriti të kualifikohet në finale duke eliminuar Manchester Cityn, derisa Leicester mposhti Southamptonin.
Për dy skuadrat do jetë ndeshja e 10-të në FA Cup, por e parë në fazën e finales.
Mbetet të shihet se cila nga skuadrat në fund do t’i gëzohet trofeut.

