Liverpool dorëzohet në garën për Jadon Sancho

Ylli anglez, i cili aktualisht aktivizohet me Borussia Dortmund, Jadon Sancho, duket se do të jetë i pakapshëm për Liverpool.

Raportimet nga mediet britanike bëjnë të ditur se ‘Reds’ nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin e kërkuar nga BVB, transmeton lajmi.net.

Gjiganti  Bundesliga kërkon së paku 100 milionë funte për shërbimet e anglezit, i cili kërkohet edhe nga Man United.

Liverpool nuk janë gati të futen në një garë ofertash me rivalin e tyre, dhe janë gati të kthejnë interesimin tek shënjestrat tjera. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close