Pas dorëheqjes së gjashtë anëtarëve të bordit, Bartomeu fton mbledhje

‘Camp Nou’ po afrohet me krizën më të thellë të brendshme që skuadra ka pasur në vitet e fundit.

Gjashtë anëtarë të bordit drejtues kanë dhënë dorëheqje gjatë javës së kaluar, duke insistuar se skuadra është kapluar nga korrupsioni, nën urdhrat e Bartomeu.

‘Sport’ shkruan se Bartomeu ka kërkuar një mbledhje zyrtare me bordin e drejtorëve.

Mbledhja e kryesisë së skuadrës pritet të mbahet sot, ose gjatë ditës së hënë.

Bartomeu dëshiron të diskutojë mbi atë se si do të mbulohen hapësirat e lëna nga gjashtë të dorëhequrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close