Braida: Messi nuk do të largohet nga Barcelona

Ylli argjentinas i futbollit, Leo Messi, thuhet se mund të largohet nga ‘Camp Nou’, gjatë vitit 2021.

Është skuadra e Inter që lidhet me transferimin e mundshëm të lojtarit më të mirë në botë, por ish anëtari i Barcës, Ariedo Braida, dyshon se Messi mund të largohet.

“Messi është shumë i lumtur te Barcelona dhe sinqerisht dyshoj nëse ai mund të largohet nga aty”, ka thënë Braida.

“Ai është në dashuri, ka qenë aty që kur ishte i vogël, dhe fiton shumë, nuk mendoj se ka synime të largohet nga ‘Camp Nou’”, ka shtuar ish anëtari i Barcelonës, transmeton lajmi.net.

Messi ka qenë subjekt i thashethemeve edhe më parë, por asnjëherë nuk ka qenë vërtetë afër largimit nga Barcelona. Sipas Braida, e njëjta situatë është edhe tani. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close