Fotografitë u shfaqën në rrjetet sociale ku shihej trajneri i Spurs duke bërë stërvitje me lojtarët përfshirë Tanguy Ndombele në Hadley Common në Londrën e Veriut.

I riu Ryan Sessegnon dhe mbrojtësi qendror Davinson Sanchez ishin gjithashtu pjesë e treshes që theu rregullat e bllokimit, transmeton lajmi.net.
Pas urdhrave për të qëndruar në shtëpi dhe për t’u nisur vetëm në udhëtime të nevojshme me anëtarët e familjes, Mourinho ka pranuar gabimin e tij.
Raportuar nga Mirror, ai tha: “Unë pranoj që veprimet e mia nuk ishin në përputhje me protokollin e qeverisë dhe ne duhet të kemi vetëm kontakte me anëtarët e familjes sonë”.
“Është thelbësore që të gjithë të luajmë rolin tonë dhe të ndjekim këshillat e qeverisë në mënyrë që të mbështesim heronjtë tanë në NHS dhe të shpëtojmë jetë. Kërkoj falje për veprimet jo mirë të menduara nga unë”, u shpreh portugezi. /Lajmi.net/

