Torreira aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim, por me sezonin e pezulluar aktualisht për shkak të pandemisë koronavirus, ai ka të ngjarë të rikthehet në aksion para se të rifillojë Premierliga.

Sidoqoftë ai ka qenë i lidhur me një largim nga ‘Emirates’ këtë verë, pasi humbi balotazhin me Guendouzi në formacion në fillim të këtij sezoni, përcjell lajmi.net.
Një rikthim në Serie A duket se është lëvizja më e mundshme për Torreira, i cili më parë ka luajtur në Itali për Sampdoria dhe Pescara.
Napoli ishte i lidhur me një veprim për 24-vjeçarin në afatin kalimtar të janarit, por tani Milan ka vendosur të rrit interesin e tyre, sipas Corriere dello Sport. /Lajmi.net/

