Interi ka triumfuar ndaj Parmas në kuadër të xhiros së 25-të të Serie A. Pjesa e parë përfundoi pa gola në Stadio Ennio Tardini.

Por, në pjesën e dytë, skuadra e trajnerit, Antonio Conte, hyri në ndeshje me një dinamikë tjetër.
Ishte Romelu Lukaku i cili i dhuroi një asistim kilianit, Alexi Sanchez i cili shënoi min (54’).
Sanchez shënoi edhe njëherë në min (62’), edhe kësaj radhe Lukaku ishte asistues.
Parma arriti të shënojë golin e nderit përmes Hernanit min (71’).
Pas kësaj fitore, Interi shkëputet me tre pikë nga Milani në krye të tabelës me 59 pikë./Lajmi.net/
#ParmaInter#Parma 0 x 2 #Inter | GOAL! Sanchez
pic.twitter.com/AW7UMGHiSB
— #football #goal & #highlights (@liv_ld) March 4, 2021
#ParmaInter
Parma 0 x 1 Inter | GOAL! Sanchezpic.twitter.com/E2a0VxqFVS
— #football #goal & #highlights (@liv_ld) March 4, 2021


