ZYRTARE: Juventus – Napoli zhvillohet me 17 mars

Ndeshja e mbetur ndërmjet Juventusit dhe Napolit në kuadër të xhiros së tretë në Seria A do të luhet me 17 mars. Njoftimi zyrtar ka ardhur nga vet Liga e Serisë A, të cilët komunikojnë vendim e sjellur se ndeshja të luhet me 17 mars, nga ora 18:45. Kjo ndeshje ishte planifikuar të luhej me 4 tetor, por për shkak të pandemisë me Kovid 19, e njejta u shty. Fillimisht Seria A vendosi që Juventusi ta fitojë në tavolinë këtë sfidë me rezultat zyrtarë 3:0, por pas apelimit të vendimit nga Napoli, ndeshja u vendos që të zhvillohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close