Nëna e Pep Guardiola, Dolors Sala Carrio, është ndarë nga jeta.

82 vjeçarja ishte prekur nga koronavirusi dhe nuk ka arritur t’i bëjë ballë këtij virusi, duke u ndarë kështu nga jeta.
Nëna e trajnerit ishte në Manresa të Barcelonës, ku edhe ishte infektuar me këtë virus.
Skuadra e Manchester City ka përcjell ngushëllimet më të sinqerta për trajnerin e skuadrës, pas këtij lajmi të hidhur.

