Ndërroi jetë ish futbollisti i Napolit

I njohur në Itali si ‘George Best’, Ezio Vendrame, ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare, transmeton lajmi.net.

Vendrame nuk arriti kurrë pikën e karrierës që kishte arritur George Best, përkundër nofkës që mbante.

Anash futbollit ku aktivizohej me Napolin e edhe me Vicenza, Vendrame ka shkruar edhe disa libra, përfshirë një autobiografi.

Vendrame ka vuajtur gjatë nga një sëmundje, por edhe ka qenë në vetmi.

Në vitin 2019, fjalët e Vendrame ishin: “Më mirë vdes në vetmi, sesa të bisedoj me idiotë”. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close