Sot është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të vlefshme për Kupën e Mbretit. Futbollisti shkupjan Enis Bardhi me Levanten e tij në këtë fazë të këtij kompeticioni do të përballet me Atletik Bilbaon. Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër, Barcelona do të takohet me Seviljën, me katalanasit që shihen favorit kryesor për të fituar këtë trofe në këtë sezon. Ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Mbretit janë programuar të luhen më 10 shkurt, ndërsa duelet e kthimit do të luhen me 3 mars.


