Angellovski krenohet: Mbreti gjunjëzohet para Enis Bardhit!

Skuadra e Levantes aty ku luan edhe reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, mbrëmë mundi Real Madridit me rezultatin 1:0. Mesfushori shqiptar nga Shkupi ishte në nivel të detyrës, duke qenë një nga më të dalluarit në fushë te Levante.

Ndërkohë nuk ka munguar reagimi i seleksionuesit të përfaqësueses së vendit, Igor Angellovski, i cili kishte udhëtuar drejt Valencias për të ndjekur nga afër Bardhin dhe pas ndeshjes publikoi një foto së bashku me shkupjanin, duke u krenuar me përshkrimin “Mbretërit gjunjëzohen para Enis Bardhit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close