Bujamin Asani komunikon largimin nga Ferizaji, Veleshta gati ta marrë

Mbrojtësi shkupjan Bujamin Asani i jep fund aventurës së tij te Ferizaji i Kosovës dhe arsyeja e veprimit të këtillë do të jetë gjetja e një ambienti të ri. Me Ferizajin që po vazhdon të përballet me probleme finansiare, një ofertë më e mirë duket ta ketë bindur majtakun të ndryshojë skuadër dhe vetëm hedhja e firmës në kontratë mungon për ta quajtur të mbyllur kalimin e Asanit nga Ferizaji në rradhët e KF Veleshta.

“Prej sot edhe zyrtarisht nuk jam më pjesë e Ferizajit. Me këtë rast shfrytëzojë mundësinë të falënderojë drejtuesit e klubit si dhe tifo grupin “Ujqit”, të cilët në përkrahën edhe në momentet e vështira që i kishim si skuadër. Gjatë qëndrimit tim jam munduar në çdo ndeshje të jap maksimumin, ndërsa këtë më së miri e dëshmon edhe fakti se unë me Ferizajin isha bashkë edhe në Superligë, por edhe kur ishin pjesë e Ligës së Parë. Klubit të Ferizajit i uroj suksese këtë edicion, me shpresë se shumë shpejtë do të kthehen aty ku edhe e kanë vendin, në mesin e më të mirëve në futbollin kosovar. Me respekt Bujamin ASANI… “, shkruan në postimin e tij në facebook shkupjani Asani.

Lajmi për ndarjen e Asanit me Ferizajin është pritur mirë nga Veleshta e Strugës të cilët janë të bindur se afrimi i tij do të ngrejë nivelin e cilësisë në skuadër. Palët janë dakorduar dhe për ta quajtur të mbyllur këtë lëvizj mungon vetëm konfirmimi publik nga klubi.

KF Veleshta po zhvillon sezon shumë pozitiv pas rikthimit në Ligën e Dytë dhe vendi i dytë në vjeshtë ka ritur ambiciet e drejtuesve për të synuar përforcime që do të mundësonin garë për inkuadrim në elitë. Veleshta nga 16-të ndeshje në gjysmësezonin vjeshtor ka efekt prej 8 fitore, 6 barazime dhe vetëm dy humbje dhe me 30-të pikë të tubuara mbajnë vendin e dytë me 7 pikë më pak se lideri, Skopje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close