David Silva nuk do të jetë më pjesë e skuadrës nga ‘Etihad’, kështu që një lojtar tjetër duhet ta mbajë shiritin e kapitenit.

Por, kush do të jetë ai?
Fernandinho shihet si një nga emrat me mundësinë më të madhe për të bartur këtë shirit.
Pep Guardiola pritet t’i ofrojë shiritin e kapitenit një lojtari që përfaqëson filozofinë e tij, dhe që ka afekt te tifozët. I duhuri për këto kritere shihet të jetë Fernandinho.
Kevin De Bruyne dhe Bernardo Silva mund të jenë dy emrat e tjerë për shiritin e kapitenit.

