Kampionate të shumta në futboll, basketboll, gara të Formula 1 e Moto GP, e shumë sporte të tjera janë afektuar nga përhapja e Covid19.

Sipas raportimeve të fundit nga ‘L’Equipe’, FIFA po konsideron opsionin për të shtyrë merkaton e verës deri më 31 dhjetor, transmeton lajmi.net.
Kampionatet evropiane janë akoma në pikëpyetje, derisa pauza po vazhdon, deri në triumfin kundër Covid19.
Dritarja e transferimeve të verës zhvillohet mes korrikut dhe shtatorin, por në disa vende fillon nga qershori.
Por, në një situatë unike si kjo, merkatoja mund të shtyhet deri në dhjetor.
Nuk dihet akoma se çfarë do të ndodh me lojtarët që mbesin pa kontratë në muajin qershor të këtij viti.

