Sulmuesi norvegjez është sensacioni i këtij sezoni me formën e kaluar te Salzburg në Austri dhe pastaj në Bundesligë te Borussia Dortmund.

19 vjeçari i kërkuar nga shumë skuadra, në janarin e këtij viti kompletoi transferimi te Borussia Dortmund, me babanë e tij që ndikoi në këtë vendim, falë kushteve të ofruara nga gjermanët.
Përveç minutave të garantuara, Dortmund i ka vendosur një klauzolë lirimi Haalandit që e lejon largimin e tij që nga janari i vitit 2021, për një çmim prej 75 milionë euro.
Ky lajm për situatën kontraktuale të Haaland ka mbërritur në zyrat e ‘Santiago Bernabeu’.
Real Madrid duken të gatshëm të provojnë transferimin e Haaland, duke e sjellë në vend të Luka Joviq, me serbin që do të largohet, pas dëshimit në fanellën e bardhë.
Për transferimin e Haaland, Florentino Perez do të shfrytëzojë edhe raportet e mira që ka me agjentin e lojtarit, Mino Raiola./Lajmi.net/

