Rrahmani: Maqedonia ka futbollist të fortë si Bardhi, Elmas e Pandev

Me 26 mars Maqedonia e Veriut dhe Kosova përballen njëra me tjetrën në Shkup në një ndeshje gjysmëfinale në kuadër të plej of-it në Ligën e Kombeve. Njëri nga mbrojtësit më efikas në radhët e Kosovës, Amir Rrahmani, duke folur për rrjedhshmërinë e karrierës së tij dhe ndodhitë e fundit te Verona dhe kalimi i tij te Napoli, ai ka folur edhe për ndeshjen me Maqedoninë që do ta luajnë muajin e ardhshëm. Ai ka vlerësuar përfaqësuesen e vendit, duke përmendur se përbëhet me futbollist cilësor.

“Maqedonia posedon futbollistë të mirë dhe me përvojë që luajnë në ekipe të forta. Është Bardhi që luan në Levante, Pandev, Elmas e Nesterovski luajnë këtu në Itali. Kanë një sulm mjaftë të fortë, por ne kemi shans të artë dhe do të japim më të mirën për bërë ëndrrën realitet që të kualifikohemi në Europian”, ka thënë mbrojtësi kosovar në një lidhje direkte në emisionin “Zona Gol” në Superspor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close