ZYRTARE: Man City kompleton transferimin e Ferran Torres

Mesfushori i talentuar spanjoll, Ferran Torres nga sezoni i ri do të vesh fanellën e skuadrës së Pep Guardiolas. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Manchester City.

20 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Manchester City, që e mban atë në ‘Etihad Stadium’ deri në vitin 2025.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem Manchester City”, ka deklaruar Torres.

“Çdo lojtar dëshiron të jetë pjesë e skuadrave sulmuese dhe Manchester City është një nga skuadrat më sulmuese në botën e futbollit”.

Torres sezonin e kaluar te Valencia është paraqitur në 44 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close