Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, u dominua nga vendasit.

Muamer Svraka në minutën e 36’ i dha epërsinë e parë Gjilanit, shkruan lajmi.net.
Në minutën e 60’, Gjilani shënoi edhe golin e dytë, përmes Franc Veliu.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Progni, duke shënuar në minutat shtesë të ndeshjes.
Me këtë fitore, Gjilani numëron 48 pikë, dhe renditet në vendin e dytë, duke mbetur në garë për titull./Lajmi.net/

